Para pak javëve Lorenc Hasrama foli hapur për partneren e tij, duke bërë edhe një deklaratë shumë romantike.
“Muzika dhe dashuria… Dashuria për muzikën dhe për person… Unë luaj vendit për gjërat që dua, për karrierën time, për njerëzit e mi. Luaj për çdo gjë që ka vlerë në jetën time.”-tha ai.
Pra duke konfirmuar kështu lidhjen e tij të re, ndonëse nuk ndau detaje të tjera rreth asaj që ia ka vjedhur zemrën.
Ndonëse emrin nuk e ka zbuluar akoma, së fundmi këngëtari ka ndarë disa foto me partneren duke i treguar edhe portretin.
Nga imazhet dyshja duken të qeshur dhe shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.