Ka nisur seanca në Gjykatën e Posaçme për masat e sigurisë ndaj 8 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Gjatë ditës së djeshme për koncensionin e sterilizimit janë vënë në pranga ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Ndërkohë janë lëshuar dhe 6 urdhër arreste të tjera për ish-zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, 2 “arrest shtëpie” dhe 4 “detyrim paraqitje”.

-Klodjan Rjepaj: arrest me burg për “shpërdorim detyre”.

-Ilir Rrapaj: arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”.

-Saimir Kadiu: arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”.

-Marsela Serjana: arrest shtëpie për  falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

-Arben Gjata: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh’ dhe “shpërdorim detyre”.

-Naile Ajazi: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”.

-Genc Byrazeri: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe  “shpërdorim detyre”.

-Petri Mersini: detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”.