Donald Veshaj dhe Bora Zemani do të rrëfejnë një histori të bukur dashurie në një film, i cili do të titullohet “5 Herë Jo” dhe do të sjellë situata komike dhe romantike të çiftit.
Përmes një video të publikuar në Instagram, çifti na tregoi më shumë detaje rreth projektit të ri.
“Ej, miq!
Një ngjarje e bukur për ne nis tani. Një rrugëtim i ri, plot aventura, intriga dhe emocione të forta. Më në fund, po ndajmë me ju projektin e ëndërruar për të cilin kemi punuar prej kohësh.
Teksa jemi në pragun e chak-ut të filmit tonë të parë, një komedi romantike e titulluar – “5 herë jo”, duam t’ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ëndrre! Me miq gjërat e bukura bëhen realitet… le të ndajmë emocionet e të qeshim nga thellësia e shpirtit”, u shprehën ata.
Më tej, falenderuan skuadrën që bëri të mundur punën e përbashkët:
“Në këtë projekt tonin, jemi mirënjohës për skuadrën fantastike, mbështetëse dhe krijuese me të cilën po punojmë.
Me një staf aktorësh nga më të dashurit për ju, që humorin e kanë në gjen, do të sjellim një film-komedi me situata dhe të qeshura pafund. Ti dhe ju bëhemi ne!”, e përmbyllën postimin.