Aktorja e famshme Charlize Theron, në një intervistë të fundit për “Allure”, mohon të ketë kryer operacione plastike, madje edhe u është përgjigjiur kritikave të atyre që pretendojnë se ajo u është nënshtruar disa operacioneve estetike në fytyrë, të cilët i kanë shkuar keq.

“Njerëzit mendojnë se kam bërë ndryshime në fytyrë”,- tha aktorja 48-vjeçare duke shtuar se, në fakt, ajo që ka ndryshuar është lëkura e saj: “Fytyra ime po ndryshon. Më pëlqen që fytyra po ndryshon dhe po plaket. Njerëzit mendojnë se kam bërë lifting dhe thonë “Çfarë i bëri fytyrës?” Asgjë, thjesht po plakem. Kjo nuk do të thotë se kam bërë operacion të keq plastik.”

Ylli i filmit ‘Fast X’ tha se ndihet shumë mirë me pamjen e saj natyrale, pavarësisht presionit për t’u dukur gjithmonë e re.

Theron shpjegoi se nuk do të pësojë më asnjë transformim fizik dramatik për një rol filmik, siç ka bërë shumë herë në të kaluarën për role në filma të ndryshëm.