Një aksident i rëndë ka ndodhur në Stamboll të Turqisë, ku të paktën 12 persona humbën jetën, pasi një autobus udhëtarësh doli nga rruga.

Autobusi që udhëtonte nga Sivas për në Stamboll, doli jashtë kontrollit në afërsi të kryqëzimit Mukremin të autostradës Sivas-Yozgat.

Ndërkohë, gjendja e një prej 19 të plagosurve që u dërguan në një spital është e rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunç bëri të ditur se ka nisur hetimi për aksidentin automobilistik në Yozgat.

“Ne u përcollëm ngushëllimet tona familjeve të Muhammet Arslanit, djalit të kryetarit të provincës së Bartinit të AK Partisë, Yaşar Arslan, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në lagjen Devrek të Zonguldak”, ka shkruar ai në Twitter.