President i vendit, Bajram Begaj ka uruar Ukrainën për 32-vjetorin e Pavarësisë të këtij shteti.

Begaj shkruan në një postim në Facebook, se agresioni rus nuk ia doli të mposhtë popullin e lirë të Ukrainës dhe është duke i treguar botës një rezistencë heroikë, shton ndër të tjera Presidenti.

Në mbyllje, Presidenti Begaj, thekson mbështetjen e shtetit shqiptar gjatë kësaj periudhe, ku shtetet perëndimore kanë qenë një furnizuese me armë ndaj Ukrainës.

Bajram Begaj: Gëzuar 32 vjetorin e Pavarësisë Ukrainë!

Agresioni rus kundër shtetit sovran të Ukrainës nuk ia doli të mposhtë popullin e lirë dhe krenar ukrainas që përmes një rezistence heroike, po i tregon botës se idealet universale të lirisë dhe pavarësisë janë të panegociueshme!

Shqipëria ka qenë dhe është një mbështetëse e palëkundur e Ukrainës!