Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është shtruar në një spital privat në Tiranë që prej së enjtes, për shkak të një problemi kronik të frymëmarrjes, shkruan media greke Protothema.gr.
Më tej media greke shkruan për gjendjen e tij shëndetësore, e cila është stabilizuar, ndonëse prognoza për zhvillimin e shëndetit të tij mbetet e kujdesshme.
Ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Socialiste ishte përballur sërish me probleme shëndetësore dy vite më parë kur shkoi në spitalin e Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhoana Nano.
71-vjeçari, Fatos Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë. Ai është themeluesi i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe qëndroi në drejtimin e saj deri në vitin 2005 kur u largua nga politika.