Teksa është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme ku ka bërë një kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë, Alma.K., vajza që shfaqet në videoskandalin e Safet Gjicit është “përplasur” me gazetarët.
E maskuar me syze të errëta dhe kapele në kokë, 40-vjeçarja e shoqëruar nga policët iu drejtua gazetarëve të cilët i drejtuan mikrofonin duke iu thënë “jeni bërë si ata lypësit te semafori”.
Kur u pyet se çfarë lypi te Safet Gjici, ajo u përgjigj: “Atë që lypni ju këtu…”.
Alma Kaçi: Si ata lypësit te semafori dhe ju lypni informacione te SPAK-u. Lëreni atë, por i keqinterpretoni lajmet.
Gazetari: Çfarë lypët te Safet Gjici?
Alma Kaçi: Çfarë lypa? Atë që lypni ju këtu!
Gazetari: Tender? I keni rehabilituar qentë e rrugës?
Alma Kaçi: Edison, ciao!