Ish-kryeministri, Fatos Nano, prej ditësh është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në Shqipëri.

Sipas burimeve për News 24 nga spitali, bëhet me dije se momentalisht gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit aktualisht është e mirë. Gjithashtu njoftohet se i është bërë ndërhyrje lehtësuese për frymëmarrjen.

“Sakaq bëhet me dije se rehabilitimi është i ngadalshëm dhe i vështirë pasi kërkon ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga pacienti”, njoftohet më tej nga burimet brenda spitalit.

Ndërkohë më herët u raportua se mjekët kanë vendosur që ta heqin nga intubimi dhe ta furnizojnë me oksigjen përmes një tubi që lidhet direkt me trakenë, procedurë që njihet me emrin Trakeostomi.

Nano, 70-vjeç, vuan nga sëmundja e SPOK.

SPOK mund të shkaktojë shumë komplikime, duke përfshirë: infeksionet e frymëmarrjes, probleme me zemrën, hipertension dhe depresion. “Pacientët me SPOK kanë një risk të rritur për sëmundje koronare akute, osteoporozë, infeksione respiratore, kancer të mushkërive, diabetit, depresion, çrregullime të gjumit, glaukomë dhe anemi”, shton doktori.

Në dallim nga disa sëmundje, SPOK ka një shkak të qartë dhe një rrugë të qartë parandalimi. Shumica e rasteve lidhen drejtpërdrejt me pirjen e duhanit dhe mënyra më e mirë për të parandaluar këto sëmundje është të mos pini duhan ose të ndaloni pirjen e duhanit.