Princ Harry dhe Meghan Markle morën pjesë në koncertin e turneut botëror të Beyoncé në Kaliforni të premten mbrëma dhe të gjithë janë fiksuar me paraqitjen e rrallë të tyre.

Kjo sepse çifti ishte në gjendje të ndryshme emocionale.

Duket se diçka nuk shkonte me Harry-n, i cili nuk u shfaq shumë i lumtur. Ai është fotografuar me duar në xhepa, i përhumbur në telefon dhe duke mos kënduar e kërcyer.

Krejt ndryshe, Meghan dukej në super formë dhe nuk ka pushuar asnjë moment. Ajo e ka shijuar performancën e Queen Bey në maksimum duke kërcyer e kënduar e duke qeshur.