Pas shalqinjve apo grurit, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi guxon më shumë dhe çon brisqe në parlament. Ditën e sotme, Korreshi ka mbërritur në seancën parlamentare me brisqe rroje.

Gjatë një deklarate për gazetarët para Kuvendit, ai ironizoi duke thënë se brisqet e rrojës ia ka sjellë qeverisë për t’i sterilizuar ose dhe Bashës.

Nikolla flet për Bashën si kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Bardhi dhe deputetët ia plasin të qeshurit
“Kam marrë një surprizë për qeverinë, por po e do dhe ai tjetri (për Bashën), kam sjellë një kit kirurgjikal për synetllëk. Kit kirurgjikal. Ia solla qeverisë ta sterilizojë meqenëse ka 10 vite që se rruan për popullin. Faleminderit”, tha ai.