Ish-banorja e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP’, Olta Gixhari, mbetet ende një nga personazhet më të komentuar në rrjet, ku aktorja është gjatë gjithë kohës në syrin e publikut, të cilët ndjekin çdo lëvizje të saj.
Aktorja ka preferuar që jetën e saj personale dhe veçanërisht imazhin e partnerit të saj, Dorit, ta mbajë privat dhe pse gjatë qëndrimit të saj në BBV, emri i tij ishte goxha i lakuar në shtëpinë e famshme.
Por duket se tashmë, çifti nuk i shpëton dot syrit të fansave, të cilët kanë postuar fotot apo videot të Dorit në rrjetet sociale.
Një në video të postuar në TikTok, Olta shfaqet me partnerin e saj në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë, duke pritur për fluturimin e radhës, ku aktorja shihet e lumtur krah tij.
Kujtojmë që nga bashkëjetesa me Dorin, Olta ka një djalë të moshës 3 vjeç, Amar.