Këngëtarja me famë botërore, Rihanna dhe A$AP Rocky, janë bërë prindër për herë të dytë në muajin gusht të këtij viti.
35-vjeçarja dhe reperi 34-vjeçar kanë vendosur që t’i venë një emër aspak të zakontë djalit të tyre. “Daily Mail” shkruan se çifti i famshëm i ka vendosur emrin djalit Riot Rose Mayers.
Kujtojmë se Riot ka lindur më 1 gusht 2023, në spitalin Cedar Sinai në Los Angeles në orën 7:41 të mëngjesit.
Emri mund të jetë prej këngës së fundit të A$AP ‘Riot’ nga fillimi i këtij viti. Çifti zgjodhi të vazhdonte me traditën e tyre duke zgjedhur një tjetër emër që nis me “R”, pasi djali i tyre i parë quhet RZA Athelston Mayers.