Aktori George Clooney dhe gruaja e tij, Amal Clooney kanë nxjerrë në treg vilën e tyre ikonike në Liqenin Como për një shumë të majme prej 100 milionë eurosh.
Shitja shënon fundin e një epoke për çiftin, pasi kjo pasuri piktoreske ka vlerë sentimentale pasi këtu ata u takuan për herë të parë.
Thashethemet për qëllimet e George Clooney për ta shitur ‘Villa Oleandra’ kanë qarkulluar prej vitesh. Raportet u shfaqën për herë të parë në vitin 2010, me shqetësime për vëmendjen e vazhdueshme të paparacëve të tërhequr në zonë për shkak të pranisë së aktorit.
Në vitin 2015, pak pas martesës së tij me avokaten Amal Clooney, këto thashetheme u rishfaqën, duke lënë të kuptohet se George po mendonte ta shiste vilën për t’i shpëtuar syrit të mediave dhe turistëve.
Aktori 62-vjeçar e bleu fillimisht vilën nga familja Heinz (pronarët e Pittsburgh Steelers) për 7 milionë dollarë në vitin 2002. Nëse prona shitet diku afër çmimit të kërkuar, kjo do të nënkuptonte një fitim të konsiderueshëm për aktorin.
Historia e dashurisë së çiftit filloi kur Amal vizitoi këtë residence të George në vitin 2013, të prezantuar nga një mik i përbashkët. Romanca e tyre çoi në martesë vetëm një vit më vonë, në 2014-ën.