Monika Lubonja, e ftuar në “S’e Luan Topi”, tregoi për pushimet verore. Aktorja tha se zgjodhi bregdetin shqiptar për pushime, ndërsa gazetarja udhëtoi drejt vendit fqinj, Greqisë.

“Gjithmonë, kur kam ndërmend pushimet, natyra është e panegociueshme. Sepse, për këtë shkon në plazh e në mal, për të pasur kontakt me natyrën. Vetë qenia njerëzore është shumë e lidhur me natyrën. Nuk ka luks më të madh se sa kontakti me natyrën. Por, më pëlqejnë pak të zgjedhura (pushimet). E dua pak komoditetin”, tha Monika, duke mos kursyer ironinë.

Por, sa shpenzojnë personazhet e njohur për pushime. Monika flet troç:

“Hamë një drekë të mirë. Nuk hamë darkën. Gjoja që do të mbajmë peris. A kemi ardhur për të thënë troç? E kemi derdhur lekun te dreka, mëngjesi është nga hoteli dhe kalon një vakt. Shumë qartë!”