Në Shtëpinë e Bardhë, ishte organizuar një festë për 50-vjetorin e muzikës hip-hop, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kërcimi i Kamela Harris.

Në rrjetet sociale të shumtë ishin ata që përgëzuan spontanitetin e saj, por disa të tjera e quajtën “gjyshe”, të shumta ishin komentet negative madje deri në tallje për levizjet e Harris. 

Sipas “Daily Mail”, ngjarja u zhvillua të shtunën e kaluar dhe në të morën pjesë pionierë dhe yje të këtij zhanri të veçantë muzikor, të cilin zëvendëspresidentja amerikane e përshkroi si “forma përfundimtare e artit amerikan”.

“Hip-hop-i ndikon në të gjitha aspektet e kulturës pop amerikane, kultura e hip-hop-it është kultura amerikane,” tha zëvendëspresidentja 58-vjeçare në këtë ngjarje.

Ajo që u diskutua gjerësisht në internet, nuk ishte fjalimi i Harris, por kërcimi i saj.