Një çift mund të ketë thyer rekordin e një prej martesave më jetëshkurtra, që zgjati vetëm tre minuta.
Ngjarja ka ndodhur në Kuvajt, ku nusja u nda pasi dhëndri u tall me të pak pasi u shpallën burrë e grua.
Dyshohet se ai e quajti “budallaçkë”.
Historia e çuditshme u shpërnda dhe në rrjetin social “X”, nga një person i cili shkroi: “Unë shkova në një dasmë ku dhëndri e kaloi fjalimin e tij duke u tallur me gruan e tij. Ajo grua duhet të kishte bërë atë që bëri”.
Nusja i kërkoi gjykatësit t’i anulonte martesën. Gjykatësi ra dakord dhe tre minuta pas përfundimit të betimeve, martesa u anulua.