Pesë persona kanë humbur jetën të shtunën, si pasojë e tre aksidenteve që ndodhën në Podujevë, Pejë dhe Graqanicë.

Policia e Kosovës njofton se aksidenti në Graçanicë ndodhi rreth orës 16:25, ku viktimë mbeti një grua.

Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri nga vozitësit mashkull kosovar, ndërsa pasagjerja femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit vozitësi i dyshuar kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndërsa, një aksident tjetër ka ndodhur rreth orës 21:24 në fshatin Shajkoc të Podujevës, ku dy persona mbetën të vdekur.

Vozitësi mashkull kosovar, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi dhe një pasagjer mashkull kosovar kanë vdekur, ndërsa pasagjeri tjetër kosovar, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në IML për obduksion”, bën të ditur Policia.

Të shtunën në Ozdrim të Pejës humbën jetën edhe dy këmbësorë, të cilët u goditën nga një veturë.

Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë ka goditur tre këmbësor meshkuj kosovar. Si pasojë, dy këmbësor kanë vdekur, ndërsa tjetri këmbësor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.