Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë mëngjesin e sotëm.

Mësohet se një makinë është përplasur me një furgon.

Nuk dihet ende arsyeja e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.