Ylli brazilian i futbollit Ronaldo 47 vjeç është martuar në një festë private, me partneren e tij modele Celina Locks, 33 vjeçe. Kjo është martesa e tretë për futbollistin.

Të porsamartuarit, të cilët u fejuan në janar në Karaibe, u martuan në një kishë në Ibiza të hënën pasdite. Ata u martuan në fshatin e vogël es Cubells në jugperëndim të ishullit, afër vendit ku ylli i futbollit ka një shtëpi.

Celina, e cila filloi të takohej me ish-sulmuesin e Real Madridit dhe Interit shtatë vjet më parë, postoi pamjet e ditës së tyre më të lumtur në rrjetet e saj sociale.

Modelja dhe ylli i futbollit Ronaldo, shkruan në të njëjtin postim në Instagram:

Sot ne mblodhëm familjet tona për një festë fetare private dhe kështu shënuam fillimin e një jave me shumë festime”.