Stuhi të forta breshëri dhe përmbytje u regjistruan gjatë orëve të vona të mbrëmjes në disa zona të Greqisë.
Massive flooding in #Greece due to Hurricane #Elias.
— Neeraj ( Writer/YouthMindset4Peace) #ActOnClimate (@Neeraj10z) September 27, 2023
In the last hours many areas have been affected by torrential rains again.#ClimateCrisis #ClimateEmergency pic.twitter.com/QxVlWhYUDH
Fenomeni i motit “Elias”, shkaktoi rrëshqitje dheu dhe bëri që autoritetet të mbyllnin pjesë të një autostrade midis Athinës dhe qytetit port perëndimor të Patrës.
Ekuipazhet bashkiake dhe ushtarake duke përdorur ekskavatorë përforcuan mbrojtjen nga përmbytjet përgjatë lumenjve pranë qyteteve qendrore të Larisës dhe Trikalës.
My goodness. Dangerous situation unfolding in Volos, Greece, one of the cities worst hit by Daniel just a few weeks ago, with numerous reports of flash flooding. An almost stationary severe thunderstorm associated with Storm Elias is currently sitting over the area. pic.twitter.com/vShCc2b55Z
— Nahel Belgherze (@WxNB_) September 27, 2023
Moti i keq pritet të përkeqësohet deri të enjten, duke prekur Greqinë qendrore, ishullin Evia, në lindje të Athinës dhe ishujt në detin qendror Egje.
Stuhia “Daniel” përfshiu Mesdheun lindor në fillim të shtatorit.
Ai përmbyti 720 kilometra katrorë (280 milje katrorë) në të gjithë zemrën bujqësore të Greqisë dhe shkaktoi dëme në Bullgarinë dhe Turqinë fqinje përpara se të arrinte në Libi, ku u shembën dy diga dhe vranë mijëra njerëz.