Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë në Kroaci. Ai u prit në Zagreb, me një ceremoni zyrtare nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković.
Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente nga pritja zyrtare, ku u luajtën fillimisht himnet e të dy vendeve, teksa më pas kryeministrat prezantuan dy delegacionet që i shoqëronin.
Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu.