Vota unanime si anëtar i komitetit ekuzekutiv, i hapi rrugës presidentit të FSHF, Armand Duka të zgjidhet numri dy i UEFA. Në një intervistë për Supersport, ai zbulon se ishte pikërisht presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin që i propozoi për këtë post.

“Unë realisht nuk e kisha menduar, por ishte vetë kreu i UEFA-s që ma propozoi. E pranova dhe e mirëprita. Normalisht në historinë e institucionit, anëtari që merr më shumë vota në Komitetin Ekzekutiv, është kandidat potencial për zv. President. Unë sapo jam zgjedhur zv. President dhe kam marrë angazhimin për të plotësuar pritshmëritë e atyre që më kanë zgjedhur. Do të jem shumë i kënaqur të bëj mirë në këtë detyrë. Është kënaqësi të jesh në atë institucion dhe të jesh shqiptar. Është një organizatë shumë e organizuar dhe e përparuar, ndaj jam shumë i kënaqur që jam aty”.

Edhe pse kanë mbetur edhe tre duele deri në fund të kualifikueseve, duket se tek kuqezinjtë janë të bindur për pjesëmarrjen në Euro2024.

“Në në një lloj mënyre e kemi prerë biletën, pasi kemi bërë prenotimet në hotelet në të gjithë qytetet e mundshme ku do të ketë ndeshje. Kemi edhe tre finale, ndaj shpresoj që ta arrijmë edhe në fushë, duke dhënë maksimumin.