Sot është mbajtur seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me çështjen e Gërdecit.
GJKKO pranon kërkesën e SPAK për të marrë në pyetje 71 dëshmitarë në gjyqin ndaj Fatmir Mediut, pavarësisht se mbrojtja e ish-ministrit kërkoi 90 dëshmitarë, ku përfshiheshin dhe personalitete të huaja. Ashtu siç u kërkua, GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, duke thirrur djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha si dëshmitar për herë të parë.
Ndërsa përsa i përket familjarëve të viktimave të Gërdecit, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën për thirrjen e 12 dëshmitarëve, ku ndër to ishte i përfshirë edhe ish-kreu Bashkisë së Vorës, Ismaili. Seanca e radhës do të mbahet më 10 tetor, ku pritet të thirren për të dëshmuar 15 dëshmitarët e parë.