Prej disa ditësh tashmë, Poliklinika e Specialiteteve në Durrës i është nënshtruar rikonstruksionit, që pritet të përfundojë brenda 5 muajve.
Me një fond prej rreth 74.2 milionë lekë do të realizohet i gjithë investimi në godinën 3 katëshe, ndërkohë që pas përfundimit të punimeve ajo pritet të ketë këtë pamje, që shfaqet në foton e tabelës së punimeve.

Godina do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, pasi është në gjendje të amortizuar dhe nuk krijon kushtet optimale për ofrimin e shërbimit mjekësor.

Në janar të këtij viti, u transferuan drejt Pediatrisë së Spitalit Rajonal Durrës 15 mjekët specialistë që punonin në Poliklinikë.
Ndërkohë, pavarësisht spostimit të mjekëve në ambiente të reja, Poliklinika e Specialiteteve nuk u mbyll plotësisht, pasi aty vijuan të ofroheshin edhe për disa muaj të tjerë disa shërbime.





