Gjykata e Apelit të Posaçme ka marrë vendimin për të lënë në burg Klodian Rjepajn dhe Ilir Rrapajn, të cilët akuzohen koncensionin e sterilizimit.
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj dhe të tjerë kanë kërkuar një masë më të butë sigurie. Gjë që nuk është pranuar nga Gjykata e Apelit, e cila ka rrëzuar kërkesën, duke i lënë në qeli.
Njoftimi i plotë:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova, sot më 04.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 43 akti, datë 26.09.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimet e personave nën hetim A.Gj., G.B., I.R., K.R., M.S., S.K., ndaj vendimeve nr. 49, datë 23.06.2023 dhe nr. 102, datë 18.08.2023 (në lëndë të masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim K.R
– Miratimin e vendimit nr. 49, datë 23.06.2023 dhe vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim I.R
-Miratimin vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim M.S
-Miratimin e vendimit nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim S.K
– Miratimin vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim G.B
-Miratimin vendimit nr. 102.akti datë 18.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim A.GJ