Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj administratorit të portalit Pamfleti.net, Gjergj Zefi nga persona ende të paidentifikuar.
Në një reagim për mediat, KSHM shkruan se dënon këtë sulm dhe u kërkon organeve ligjzbatuese të vënë përpara përgjegjësisë fajtorët.
“Administratori i portalit Pamfleti.net, z. Gjergj Zefi, raportohet të jetë sulmuar dhe dhunuar nga persona të paidentifikuar. KSHM e dënon me forcë këtë sulm dhe u kërkon organeve ligjzbatuese të vënë përpara përgjegjësisë fajtorët. Në një shoqëri të lirë e ku media është e lirë, dhuna nuk mund e nuk duhet të jetë kurrë as zgjedhje e as zgjidhje.”, thuhet në reagimin e KSHM-së.