Vijon të përhapet me shpejtësi zjarri në fshatin Kraps të Fierit, duke djegur mbi 400 drurë ulliri, ndër ta edhe ullinj shekullorë.
Mësohet se 4 automjete zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjesdhe po punojnë për të vënë nën kontroll shuarjen e flakëve.
Dy vatra janë ende aktive njëra brenda perimetrit te zonës së djegur dhe tjetra po përhapet drejt fshatit Portëz në anën tjetër të kodrës duke djegur sipërfaqe te konsiderueshme me ullinj e madje duke kaluar pranë fshatit Grize në Patos.
Terreni i vështirë e ka bërë jo të lehtë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.