Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big brother Vip”, Diola dhe Nita, krijuan një miqësi të fortë, duke përkrahur dhe qëndruar me njëra-tjetrën gjatë gjithë kohës.

Pas përfundimit të këtij “reality show”, dyshja nuk është parë aspak nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe madje Diola e kishte hequr nga miqtë e saj në Instagram.

Pas shumë pikëpyetjesh, Diola më në fund ka sqaruar arsyen e krisjes së miqësisë së saj me Nitën, në një intervistë të dhënë së fundmi.

“E gjithë ideja është që brenda shtëpisë së BBV, për të gjithë ata që më njohin, e dinë shumë mirë që siç jam jashtë kam qënë edhe aty brenda. Dhe nëse është një personazh apo individ që nuk e njoh fare dhe ka probleme me shëndetin, kam bërë edhe rolin e nënës.

Pashë që ky investim emocional që unë dhashë aty brenda nuk u barazua me pjesën përjashta. Pashë një energji totalisht ndryshe dhe pak e zhgënjyer.

Pra kur unë investohem dhe nuk marr diçka mbrapsht, më mirë të vë vizën,” shprehet Diola, duke i dhënë kështu përfundimisht fund marrëdhënies së saj me këngëtaren e njohur.