Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimet për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, për Lefter Kokën dhe personat e tjerë të akuzuar. Ish-ministri i Mjedisit është dënuar me 5.8 vite burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Ndërkohë, ish-deputeti socialist dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako është shpallur i pafajshëm për akuzat që lidhen me Elbasanin.

Mbi 11 vite burg është dhënë nga togat e zeza për Mirel Mërtirin dhe bashkëjetuesen e tij, Stela Gugallja. Respektivisht, 6.8 vite burg për Mërtirin si pronar i kompanisë së inceneratorit dhe 4.8 vite burg për Gugalljan, si ortake dhe administratore.

  • Lefter Koka – 5.8 vite burg
  • Alqi Bllako – I pafajshëm
  • Mirel Mërtiri – 6.8 vite burg
  • Stela Gugallja – 4.8 vite burg