Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme, ka zhvilluar një takim me Zëvendëskryeministren për Politikat Ekonomike e Demografike dhe Ministre e Turizmit të Bullgarisë, Mariyana Nikolova.

Takimi u fokusua në diskutime mbi nevojën dhe hapësirat që kanë të dy vendet për të inkurajuar edhe më tej bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Duke synuar të konsolidojnë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të kontribuojnë zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e potencialit turistik, në fund të takimit, të dy Ministrat, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit.

“Në Sofje, edhe një memorandum i nënshkruar për të forcuar edhe më shumë zhvillimin e turizmit mes dy vendeve, me Zëvendëskryeministren për Politikat Ekonomike e Demografike dhe Ministre e Turizmit, znj. Mariyana Nikolova”, shkruan Cakaj në postimin e tij në Facebook.