Klubi i Tiranës shkarkoi sot nga posti i trajnerit Orges Shehin pas rezultateve të fundit zhgënjyes. 

“Pas shqyrtimit të rrethanave, lidhur me situatën sportive dhe rezultateve të dobëta në të cilën ndodhet klubi aktualisht, bazuar në Kontratën individuale të punës, Klubi i Futbollit Tirana ka vendosur të pezullojë nga detyra trajnerin Orges Shehi. Gjithashtu, klubi njofton se do të vazhdojë marrëdhënien kontraktuale me trajnerin Shehi deri në përfundimin e saj”, thuhet në njoftimin e Tiranës.

Në vendin e tij klubi ka emëruar Julian Ahmatajn, i cili mbante postin e drejtorit të akademisë Tirana dhe njëkohësisht është trajner i ekipit U19.