Paris Saint-Germain pësoi një humbje të thellë në Champions League nga e cila do të jetë e vështirë të rimarr veten.
Të pësosh katër gola në Champions nuk është një lapsus i zakonshëm dhe aq më pak për një ekip që është kandidat për të ngritur ‘trofeun’.
Disfata 4-1 e shkaktuar nga Newcastle United ka hapur derën për një breshëri kritikash, me Kylian Mbappé dhe Luis Enrique dy objektivat kryesore.
Trajneri spanjoll, i cili e nisi ndeshjen duke luajtur me katër sulmues dhe dy mesfushorë, nuk bëri zgjedjen e duhur dhe si rrjedh ekipi pësoi një ‘karrocë’ me gola.
“Gjëja më befasuese është se ai nuk ndryshoi asgjë në planet e tij, pavarësisht vështirësive të mëdha që ekipi i tij kishte në mesfushë”, shkruan prestigjozja francez L’Équipe në raportin e saj, duke e vlerësuar me notën 3 nga 10 performancën e trajnerit.
“Luis Enrique, përgjegjës kryesor për këtë fiasko. PSG nuk bëri asgjë, nuk arriti asgjë dhe vuajti gjatë gjithë ndeshjes”, shkruan Le Parisien.
Sikur të mos mjaftonin ‘gurët’ që i ranë Luis Enrique-s, Mbappé mori vlerësimin më të keq nga i gjithë ekipi me notën 2 nga 10.
“Ndoshta për shkak se topat nuk po i vinin, ai shkoi t’i kërkonte shumë larg. Shumë pak për të”, shkruan L’Equipe.
Francezi, i cili luajti në sulm me Dembele, Ramos dhe Kolo Muani, pa i pafuqishëm sesi skuadra e tij zhbëhej në minutë dhe golat e Newcastle binin njëri pas tjetrit.





