Kryebashkiakja Emiriana Sako ka zhvilluar një vizitë zyrtare dy-ditore në Turqi, në Forumin Urban të Marmarasë.
Ndërsa ka ndarë në rrjetet sociale fotot, Sako ka shkruar se në këtë event ndërkombëtar ka prezantuar “qytetin e Durrësit, vlerat e tij të rralla historike, trashëgiminë e jashtëzakonshme kulturore si dhe resurset ekonomike e turistike të një qyteti që tashmë është ringritur pas fatkeqësive që kaluam”.
Postimi i plotë:
Në një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi, në Forumin Urban të Marmarasë #MARUF 🇹🇷 që u zhvillua në pallatin e kongreseve në Stamboll, i cili është një event ndërkombëtar ku marrin pjesë përfaqësues nga politika, universitetet dhe grupet e interesit nga shumë shtete të botës.
Kisha kënaqësinë e veçantë që në një aktivitet kaq të rëndësishëm të prezantoj qytetin e Durrësit, vlerat e tij të rralla historike, trashëgiminë e jashtëzakonshme kulturore si dhe resurset ekonomike e turistike të një qyteti që tashmë është ringritur pas fatkeqësive që kaluam.
Duke folur për punën që bëjmë në shërbim të qytetarëve diskutova për politikat sociale duke patur në vëmendje të veçantë të punës tonë gratë dhe fëmijët. Po kështu kisha mundësinë të prezantoj edhe projektet e mëdha që po zbatojmë së bashku me qeverinë shqiptare dhe që po e transformojnë krejtësisht qytetin tonë. ✅





