Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka miratuar unanimisht dosjen Marok-Spanjë-Portugali si një kandidaturë e vetme për organizimin e Kupës së Botës të vitit 2030.
Mbreti i Marokut Mohammed VI e bëri të ditur këtë nga Rabat në një deklaratë për mediat.
FIFA shpjegoi se komiteti ka zyrtarizuar kandidaturën e vetme të tre vendeve, por ka vendosur që nga viti 2030 që është 100-vjetori i Botërorit, (për herë të parë u mbajt në Uruguaj në vitin 1930) do të zhvillohet një ceremoni festive në Montevideo dhe do të luhen tre ndeshje në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguaj.
“Në një botë të ndarë, futbolli bashkon. Këshilli i FIFA-s, i cili përfaqëson të gjithë botën e futbollit, ka vendosur njëzëri të festojë në mënyrën më të përshtatshme përvjetorin e njëqindtë të Kupës së Botës, edicioni i parë i të cilit u luajt në Uruguaj në vitin 1930. Rrjedhimisht, një festë në Amerikën e Jugut dhe tre vende të Amerikës së Jugut – Uruguai, Argjentina dhe Paraguaj – do të organizojnë nga një ndeshje për Kupën e Botës 2030. E para nga këto tre ndeshje do të luhet padyshim në stadiumin ku filloi gjithçka, në Estádio Centenário legjendar në Montevideo, pikërisht për të festuar edicionin e njëqindvjetorit të Kupës së Botës”, shpjegoi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
“Dy kontinente – Afrika dhe Evropa – të bashkuar jo vetëm në një festë të futbollit, por edhe në sigurimin e një kohezion unik social dhe kulturor. Çfarë mesazhi i madh i paqes, tolerancës dhe përfshirjes. Në vitin 2030, ne do të kemi tre kontinente – Afrika, Evropa dhe Amerika e Jugut – gjashtë vende – Argjentina, Maroku, Paraguaj, Portugalia, Spanja dhe Uruguai – do të mirëpresin dhe bashkojnë botën duke festuar së bashku lojën e bukur, njëqindvjetorin dhe Kupën e Botës”, përfundoi presidenti i FIFA-s.
Për herë të parë, gjashtë kombëtare Argjentina, Maroku, Paraguaj, Portugalia, Spanja dhe Uruguai tashmë janë kualifikuar në edicionin e vitit 2030. Kjo lë hapësir për 42 shtet për të siguruar biletën për Kupënë e Botës së parë në histori në tre kontinente.
Ndërkaq Arabia Saudite ka shpallur zyrtarisht synimin e saj për të pritur Kupën e Botës 2034, e cila siç konfirmohet nga FIFA do të mbahet në Azi dhe/ose Oqeani.





