Ditën e djeshme ësëhtë rindezur drama midis Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit, pas deklaratës së blogeres në emisionin “S’e Luan Topi”, që u pasua nga postimi i Dafinës në ‘Thread’, tashmë i fshirë.

Ndërkohë, së fundmi, artistja ka publikuar një tjetër reagim, ku thotë se tashmë, dëshiron të jetë më selektive për gjërat me të cilat do të “harxhojë energjinë e saj”.

“Për një sekondë harxhova energjinë time të çmuar për gjëra të parëndësishme. Tani e në vijim, zgjedh të mbroj energjinë time! Rrethin tim! Dhe paqen time!”- ka shkruar ajo.