Stoli i Pauol Souzës është në lëkundje te Salernitana, me klubin italian që po mendon të shkarkojë teknikun portugez. Rezultatet e 53-vjeçarit nuk janë aspak të kënaqshme, kështu në Salerno po fillojnë të mendojnë për një emër tjetër. I pari në listë është “Pippo” Inzagi.

Ish-sulmuesi i Milanit është shkarkuar nga Rexhina dhe duket se është emri më i preferuar nga drejtuesit.

Gjithashtu në listën e dëshirave të klubit janë dhe dy emra të tjerë, ish-trajneri i i Zvicrës, Vladimir Petkoviç dhe ish-futbollisti i Interit, Andrea Stramaçioni.