OSHEE ka njoftuar qytetarët se më datë 12 tetor në disa zona të Durrësit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Energjia do të stakohet në këto zona: Gjiri i Lalëzit, Ishëm, Rrushkull, Perlat, Hamallaj rrotull, Kamerras, Radë, Bilalas.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për abonentët #Durrës
Stakim, 12 tetor

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 12 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të kryhen punime në linjën 35kV Shijak – Vorë.
Pa energji do të mbeten këto zona në Durrës dhe Shijak:

Pjesërisht: Gjiri i Lalëzit, Ishëm, Rrushkull, Perlat, Hamallaj rrotull, Kamerras, Radë, Bilalas.