Kombëtarja vazhdon me përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen kualifikuese me Çekinë, që do të zhvillohet më 12 tetor në “Air Albania”.

Pas Ismajlit të dëmtuar, edhe Klaus Gjasula do të humbasë ndeshjet e tetorit.

Ndikuar edhe nga mungesat, trajneri Sylvinho po ideon formacionin që do të hedh në fushë kundër çekëve. Duke u bazuar edhe tek ndeshjet e fundit, braziliani pritet të bëjë shumë pak ndryshime.

Dilema e madhe është se kush do të zëvendësojë Adrian Ismjalin e dëmtuar, por pikëpyetje ka edhe për sulmin.

Cikalleshi duket se e ka kaluar dëmtimin, por në formë është edhe Armando Broja.

Me rreshtimin 4-2-3-1, në portë do të luajë Berisha, në krahun e majtë Mitaj, në të djathtë Hysaj. Ajeti pritet të formojë murin me Gjimshitin.

Në mesfushë Ramadani dhe Asllani, pak më i avancuar Bajrami, në krahun e djathtë të sulmit Asani, ndërsa Seferi (në balotazh me Uzunin) në të majtë në mbështetje të Cikalleshit në qendër të sulmit. Bomberi kavajas është në avantazh me Armando Brojën.

Shqipëri-Çeki do të gjykohet nga arbitri holandez Danny Makkelie,ndihmësat e tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries.