Pas rikthimit në fushë te Chelsea, Armando Broja po lakohet për të ndryshuar ambient në merkaton e janarit.
Mediat italiane e lidhin sulmuesin e Shqipërisë me një kalim te Interit, por për këtë çështje ka folur drejtori sportiv i zikaltrve.
Piero Ausilio, ishte i ftuar special nga FSHF, në ceremoninë e diplomimit për drejtorët e rinj sportiv dhe ai tha se Broja nuk është në planet e Interit.
“E njohim Brojën dhe i urojmë më të mirën me kombëtaren. Po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që ka pasur, e kam parë që së fundmi është rikthyer dhe ka shënuar gol. Por, Inter i ka sulmuesit e tij dhe nuk jemi të interesuar. Jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi në organikë. I uroj Brojës më të mirën me kombëtaren, shpresoj të jetë i dobishëm për kombëtaren duke nisur nga e enjtja”, u shpreh Ausilio për mediat shqiptare.





