Pjesëmarrja e partneres së reperit kosovar, Ledri Vulës, Sara Hoxhës në filmin “Në kuadër të dashurisë” është një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e saj.

Pas pjesëmarrjes në konkursin e kërcimit “Dance with the Stars”, ku ajo u shpall fituese, ky është angazhimi i saj i parë në botën e artit dhe televizionit.

Tashmë prej disa kohësh, ajo ka nisur angazhimet e saj profesionale, duke mos u njohur vetëm si partnerja e Ledri Vulës.

Por gjithsesi, në premierën e filmit teksa të gjithë prisnin që çiftin e njohur në tapetin e kuq ta shihnin bashkë. Por nuk ndodhi kështu! Dhe shumë ndjekës kanë nisur të aludojnë në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Mesa duket mungesa e tij nuk ka të bëjë me ndonjë angazhim profesional, pasi teksa u pyet nëse ai do të ishte pjesë e premierës së filmit, ajo u shpreh, “Ta shohim”, duke treguar në njëfarë mënyre se ndoshta do të merrte ndonjë surprizë të bukur nga partneri saj, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Me një kërkim të lehtë në rrjet, sheh që Ledri nuk ka bërë as edhe një postim për partneren e tij, e vetmja që hodhi një foto të Sarës ishte vjehrra e saj Xheraldina.

Dhe në postimet e kësaj të fundit, shohim që disa orë para premierës, Ledri ka qenë në shoqërinë e saj dhe të disa të afërmve të tyre, një fakt tjetër ky që vë në pikëpyetje marrëdhënien e Ledrit dhe të Sara Hoxhës.

Lidhur me rolin, Sara u shpreh se e ka gjetur shumë veten dhe e vetmja gjë që e pengonte ishin kamerat.