I pranishëm në eventin e mbrëmjes për 100 vitet e familjes Agnelli në krye të Juventusit, Antonio Conte foli për të ardhmen e tij dhe interesin e Napolit:
Presidenti De Laurentiis e mendoi atë në rast të shkarkimit të Rudi Garcias.
“Tani për tani po e shijoj familjen time, bëra një zgjedhje të qartë, vendosa të ndalem me Tottenham. Në thelb ekziston dëshira për të pushuar dhe për të shijuar familjen time, por ne e dimë shumë mirë që mund të ndodhin shumë gjëra. Unë kam respekt për Napolin dhe nuk mund të flas më shumë”, tha trajneri italian për Sky Sport.
Rudi Garcia duket se i ka javë të numëruara në krye të Napolit. De Laurentiis nuk e fshehu zhgënjimin e tij të madh për këtë fillim të dobët të sezonit dhe i dha trajnerit francez tri ndeshje (Verona, Union Berlin dhe Milan) për të merituar konfirmimin.
Nëse Conte do të jepte disponueshmërinë e tij, De Laurentiis nuk do ta kishte problem të prishte kontratën e Garcias dhe të fillonte një projekt të ri.
E sigurt është se skuadra është ndërtuar për të luajtur me 4-3-3 ose 4-2-3-1, zgjidhje taktike që janë larg 3-5-2 të dashur të ish-trajnerit të Juventusit.
Presidenti i Napolit ka caktuar një takim me Conte-n, për ta bindur që të marrë drejtimin e skuadrës kampione të Italisë.
Nuk është e lehtë, por kur De Laurentiis lëviz personalisht është sepse beson se ka atë që duhet për të marrë atë që dëshiron.
Nëse po-ja e Conte-s do të arrinte, atëherë ai do të transferohej në “Castel Volturno” për të marrë drejtimin e skuadrës dhe t’i kthejë në korsinë e shpejtësië.
Sa i përket kontratës së trajneri Garcia, nuk mund të përjashtohet që të ndërpritet në mënyrë konsensuale.





