Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim nën/Sekretaren e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce.

Në fokus të këtij takimi është shkëmbimi i programeve arsimore si një mënyrë për të rritur bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe të kulturës mes dy vendeve.

Gjithashtu ky është një takim që zhvillohet në kuadër të zgjerimit të prezencës në vendin tonë e të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, për rritjen e investimeve e fuqizimin e mbështetjes për Shqipërinë në çdo fushë.

“Dua të theksoj disa nga mënyra tona të bashkëpunimit më shumë se 2200 shqiptarë kanë marrë pjesë në këtë program. Programet e shkëmbimet janë një nga mënyrat më të mira për shqiptarët dhe amerikanët për të krijuar mundësi dhe për të shkëmbyer kultura. Pak para kohësh kolegu im ishte këtu dhe unë jam këtu për të thelluar më shumë këtë bashkëpunim”, është shprehur Marie Royce.

Ndërkohë kryeministri Rama në fjalën e tij ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e arsimit dhe të kulturës.

“Kur dikush vjen nga ajo pjesë e botës nuk kujtoj asnjë vizitë nga përfaqësues nga përfaqësuesish të këtij niveli ndaj kjo është shumë e rëndësishme, meqë ju kemi parë si superfuqi ju kemi parë shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Më besoni se nuk janë pak gjërat që ju mund të mësoni nga kultura jonë, pasi kultura është një sferë që SHBA ka shumë për të mësuar nga vendet e tjera”, ka thënë kryeministri.