Partia Demokratike kërkon nga SPAK që të nisë hetimet për rrugën Korçë-Ersekë. Sekretari i Burimeve Njerezore Ervin Minarolli, shkruan në Facebook, se qeveria e Ramës ka vjedhur në këtë rrugë 16 mln euro.

Sipas tij, 4 km rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend të 4 milionë eurove.

“Qeveria e Edi Ramës ka bërë një supervjedhje me rrugën Korçë-Ersekë. 4 km rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend të 4 milionë euro, siç e gjetën gati projektin 8 vjet më parë. Rruga është një supervjedhje, sepse fituesi ishte i paracaktuar. Është miku i Edi Ramës, që ne e paralajmëruam më 1 tetor se do të fitonte tenderin. Faktet janë aty. Duhet që SPAK të nisë hetimin dhe të mos flerë mbi milionat që u vidhen shqiptarëve çdo ditë”, shkruan Minarolli.