Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Republikës Çeke mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë fituan 3-0 ndaj kombëtares boheme duke hedhur një hap të sigurtë për praninë tonë në Euro 2024 në Gjermani.
Serinë e golave e hapi i zakonshmi Jasir Asani me një super goditje nga distanca në minutën e 9′. Pak para mbarimit të pjesës së parë lojtari i çekëve Chytil doli nga loja me karton të kuq pas dy të verdhave. Avantazhi numerik ia lehtësoi edhe më shumë punën kombëtares sonë në pjesën e dytë.
Në minutën e 51′ pas një kundërsulmi model, Seferi shfrytëzoi një top të Asanit duke dërguar topin në rrjetë për golin e dytë. Më pas në lojë u futën Muja dhe Daku. Në të 73-ën ishte sërish Seferi që shënoi me portën bosh kësaj here pas një topi të Dakut. 9 minuta më vonë Muja pas një topi të Hysajt hyri në zonë dhë shënoi poshtë këmbëve të portierit, por arbitri Makkelie anulli gjithçka për pozicion të parregullt.





