Këngëtarja Shkurte Fejza, e cila mbrëmë para ndeshjes ka kënduar këngën më të famshme të tifozëve kuqezi në stadium, “Mora fjalë”, ka bërë një parashikim të saktë.

Vetëm pak orë para se të niste loja e Shqipërisë me Republikën Çeke, këngëtarja u pyet nga një gazetare se si i pret rezultatet finale.

“Prej dëshirës unë do të doja të përfundonte ndeshja 3 me 0”, tha ajo.

Dhe kështu doli. Shqipëria shënoi fitore të madhe 3:0 ndaj Republikës Çeke.