Një fëmijë 5-vjeçar është mbytur në fshatin Raskovë në Obiliq.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet mbi rrethanat e vdekjes së fëmijës, që u gjet i vdekur një natë më herët në lumin Llap në Obiliq.
Dyshohet se vogëlushi ka rënë në lum, ndërsa trupi i tij është gjetur rreth orës 20:30.
“Është pranuar informata lidhur me dyshimet për rënien në lumë të një fëmije rreth katër vjeçar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat kanë marrë të gjitha veprimet e mundshme për të gjetur fëmijën.
Janë informuar institucionet përkatëse, si njësitë brenda policisë për kërkim shpëtim, FSK dhe në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ndihma e shpejtë.
Rreth orës 20:30 në lumin Llap është gjetur viktima pa shenja jete. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion”, njofton Policia e Kosovës.