Turneu i shumëpritur i Madonna-s ka nisur, me ndalesën e parë në Londër.
Gjatë koncertit të saj në Londër, Madonna mbretëresha e muzikës pop ka nderuar në një mënyrë të veçante dhe i ka bere homazhe mbretit të popit Michael Jackson.
Ekranet pas saj u ndezën, duke treguar hijen e Jackson.
Me lëvizjet e tij tipike dhe Madonna-n duke kërcyer së bashku me një remix të këngëve të famshme ‘Billie Jean’ dhe ‘Like a Virgin’.
Më pas ata përqafohen ndërsa në ekran lexon “Unë kurrë nuk do të mund të them lamtumirë“.
“Mbretëresha e popit” do të udhëtojë në 15 vende, për të dhënë 78 koncerte dhe për të argëtuar publikun e saj.