Jo çdo sfidë është e njëjta, për nga rivali, apo rëndësia. Sfida me Bullgarinë është një test miqësor, një sfidë që zhvillohet të martën, në orën 18:00.

Të gjithë këto faktorë nuk janë në favor të organizatorëve, në favor të FSHF-së, për të “joshur” sa më shumë tifozë, por edhe në këtë rast tifozët kuqezi nuk zhgënjejnë.

Të dashuruar pas Kombëtares, tifozët nuk e braktisin as në

Nuk është pak që në një sfidë të tillë, në “Air Albania” të jenë afro 14 mijë tifozë, deri më tani janë shitur afro 12,500 bileta.

Prezenca e tyre tregon edhe një herë se tifozët janë të dashuruar me ekipin që përfaqëson kombin e tyre.

Në fakt, Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë tifozët, e kanë ndjekur në çdo cep të botës, kanë sakrifikuar shumë për të mbështetur beniaminët e tyre.

Të gjithë presin me padurim “Euro2024”, pas spektaklit që dhuruam në Francë, është koha të “pushtojmë” edhe Gjermaninë.

Të dashuruar pas Kombëtares, tifozët nuk e braktisin as në