Pika kufitare në Jarinjë të Kosovës që lidhet me Serbinë është hapur plotësisht.
Kjo pikë kufitare ishte e mbyllur deri sot që nga agresioni i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku një efektiv i policisë së Kosovës u vra nga grupi paramilitar serb.
Ndërsa pika tjetër kufitare në veri të vendit, Bërnjaku, ishte hapur më 4 tetor.